Site icon Telegrafi

Hekuran Krasniqi sjell këngën e re për festat e shqiptarëve “Nëntori i gurit”

Para dy muajve solli këngën “Shqiptare”, në bashkëpunim me grupin Fisnikët.

Bëhet fjalë për Hekuran Krasniqin, i cili duket se ka vendosur mos ta përmbyll këtë vit pa sjell një projekt të ri muzikor.

Ai së fundi ka publikuar një këngë të re, ku kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me Grelën.

“Nëntori i gurit”, titullohet kënga më e re e prizrenasit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video ku shihet vetëm flamuri kuqezi.

Kënga ka motive patriotike si dhe ka ardhur në muajin që festohen disa data të shënuara për kombin shqiptar.

Theksojmë se autorët të tekstit janë Bedri Zyberaj dhe Hekuran Krasniqi gjersa vetë artisti ka bërë muzikën dhe orkestrimin.

Ndryshe, Krasniqi ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

https://youtu.be/HDF9zjrfeco?t=1

Exit mobile version