Telegrafi

Hekuran Krasniqi flet rreth projekteve të reja dhe disa gjërave ende të panjohura rreth këngëtarit (Video)

Sollën një prej këngëve më të dëgjuara muajve të fundit, e duket që ky sukses po i bashkon sërish emrat e njohur të skenës sonë.

Bëhet fjalë për grupin e njohur Fisnikët dhe këngëtarin Hekuran Krasniqi, të cilët kanë nisur punën për këngën e radhës.

Këtë e ka bërë të ditur Hekurani në një bisedë për Reload të RTV Dukagjinit, ku ka zbuluar se kënga e re do të jetë vazhdimësi e këngës së shumë pëlqyer ‘Ajo më mbyti’.

Sipas Hekuranit kjo këngë do të jetë e plotësuar me videoklip dhe pritet që shumë shpejt të publikohet. /Telegrafi/