Hekuran Krasniqi nuk do ta kalojë aq lehtë këtë sezon me pushimet verore.
Këngëtari ka vendosur si asnjëherë më parë të sjell pesë këngë brenda tre muajve të ardhshëm.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar se gjatë fundjavës do të sjell këngën më të re në bashkëpunim me Egzon Pirecin.
“Tekstin e këngës e ka shkruar nga Egzoni ndërsa instrumentalin e këngës e kam bërë unë”, ka thënë fillimisht Hekurani.
Prizrenasi më tutje ka zbuluar se xhirimet e videos së këngës janë bërë në bjeshkët e Nerodimës.
Përpos këtij projekti në muajin qershor dhe korrik do të sjell edhe katër video, por kësaj here dy nga ato do të jenë me këngëtarë femra.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë publikuar një këngë duet. /Telegrafi/