Hekuran Krasniqi dhe Naser Berisha kanë paralajmëruar duetin e tyre që do të vijë gjatë kësaj verë.
Dy këngëtarët kanë pozuar nga studioja duke i njoftuar fansat e tyre për këtë bashkëpunim.
“Një dyshe tjetër për këtë verë, t’u u pjek në studio nga Heki. Me maestron Naser Berisha. Prodhuar nga Heki”, shkruan në njoftimin e Hekuranit në Facebook.
“Vjen së shpejti nga Hekuran Krasniqi dhe Naser Berisha”, shkruan në faqen e Naserit në Facebook.
Një nga bashkëpunimet e fundit të Naser Berishës ishte dueti me reperin Jachki në këngën me titull “Veni jem”.
Ndërkaq, Hekurani u pëlqye shumë në duetin me Agim Gurgurin dhe Fisnikët, “Ajo më mbyti”. /Telegrafi/