Telegrafi

Hekuran Krasniqi dhe Jehona Shaqiri sjellin këngën “Sa shumë lot”

“Sa shumë lot” titullohet projekti më i ri Hekuran Krasniqit që e ka publikuar me video.

Është fjala për një tjetër bashkëpunim të kantautorit të njohur që do të vijë me këngëtaren Jehona Shaqiri.

Vet Hekurani qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.

Kujtojmë se Shaqiri është kitaristja e parë rock e muzikës si dhe themeluesja e parë e bendit “Terror” që ka mbajtur shumë koncerte në mbarë Kosovën.

Theksojmë se ai ka realizuar dy bashkëpunime me Egzon Pirecin dhe një tjetër me Sulltan Hajollin.

Ndërsa nga bashkëpunimet e suksesshme janë duetet me Agim Gërgurin dhe “Fisnikët”, “Kënga ime” dhe “Ajo më mbyti”.

Ndryshe, kjo e fundit është shikuar rreth 30 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/