Hekuran Krasniqi nuk ka të ndalur së sjelli projekte të reja muzikore para publikut të gjerë.
Këngëtari prizrenas kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me Gazin dhe të publikojnë këngën e re.
“Si ajo nuk ka”, titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një video interesante.
Theksojmë se për orkestrimin dhe muzikën është përkujdesur vetë Hekurani, ndërsa për tekstin ai ka bashkëpunuar edhe me Leutrim Pirevën.
Ndryshe, Krasniqi pritet që të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve të ardhshëm dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/