Telegrafi

Hekuran Krasniqi dhe Egzon Pireci këndojnë “prej shpirtit” (Video)

Hekuran Krasniqi ditë më parë ka folur për Telegrafin rreth këngës së re muzikore.

“Prej shpirtit”, titullohet kënga e re e këngëtarit, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.

Prizrenasi ka bashkëpunuar me këngëtarin Egzon Pirecin, i cili në të kaluarën ka sjell duete të tilla si me Leonora Jakupin.

2018 po e filloje me këtë duet për të vazhduar të tjerë. Por, do të sjell edhe projekte të shumta solo. Do të ketë stile të ndryshme muzikore. E gjithë kjo për të argëtuar dëgjuesit gjithandej”, ka pohuar këngëtari prizrenas.

Ai më tutje ka zbuluar se tekstin e këngës e ka shkruar vet Egzoni ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdes Krasniqi.

Vlen të theksohet se kënga është duke u regjistruar në studion fantastike të Hekit, ku kanë defiluar edhe shumë artistë të tjerë.

Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të tjera ndaras gjatë këtij viti 2018. /Telegrafi/