Telegrafi

Hekuran Krasniqi dhe Egzon Pireci bashkëpunojnë për këngën e re

Hekuran Krasniqi ka përvjel mëngët për të sjell këngën më të re për tregun shqiptar.

Ai ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtarin Egzon Pirecin, me të cilin tashmë kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale.

I kontaktuar nga Telegrafi, këngëtari Krasniqi ka folur rreth këngës së re duke zbuluar disa detaje.

“2018 po e filloje me këtë duet për të vazhduar të tjerë. Por, do të sjell edhe projekte të shumta solo. Do të ketë stile të ndryshme muzikore. E gjithë kjo për të argëtuar dëgjuesit gjithandej”, ka pohuar këngëtari prizrenas.

Ai më tutje ka zbuluar se tekstin e këngës e ka shkruar vet Egzoni ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdes Krasniqi.

Vlen të theksohet se kënga është duke u regjistruar në studion fantastike të Hekit, ku kanë defiluar edhe shumë artistë të tjerë.

Telegrafi në vazhdim do të sjell edhe detaje të reja të këngës së këngëtarit dhe risitë nga projektet e reja.