Kryetari i Dibrës ka marrë edhe një mandat nga Komisioni Komunal Zgjedhor pas fitores së fundit në zgjedhjet lokale në Maqedoni, pas garës së ngushtë dhe të stërzgjatur për të parin e Komunës së Dibrës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duka në rrethin e dytë garoi kundër kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ndërsa fitorja e tij ishte e ngushtë.
Ndaj fitores së Dukës në Dibër, Poceska u ankua në KSHZ por këto ankesa u hudhën poshtë nga anëtarët e KSHZ dhe i hapën rrugë fitores së Dukës.
Ai sot e ka marrë mandatin dhe do të udhëheq me Dibrën edhe për 4 vite. /Telegrafi/