Site icon Telegrafi

Hekuran Duka: Janë marrë 22 mostra që nga dita e mërkurë, rezultate ka vetëm për dy persona

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, thotë se gjatë këtyre katër ditëve janë marrë 22 mostra për diagnostifikimin e virusit, dhe rezultat ka vetëm për dy persona.

“Nga 22 mostra të marra nga e mërkura deri më tani, kemi rezultat vetëm për dy dhe ata kanë rezultuar negativ”, tha Duka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se siguria në qytet është e mirë ndërsa në izolim shtëpiak ndodhen 98 persona.

Ai theksoi se mësimi online ka nisur të zbatohet në Dibër.

Duka thotë se epidemia ende s’ka përfunduar dhe se duhet të respektohen masat qeveritare dhe të qëndrojmë në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version