Site icon Telegrafi

Hektor Gjurgjiali vjen me projektin “Përralla e fundit”, premton këngë të re brenda muajit

Ikona e rokut shqiptar Hektor Gjurgjiali (Grupi 403) është rikthyer për publikun me projekt të ri.

“Përralla e fundit” është projekti i fundit i Grupit 403, ku orkestrimin, tekstin dhe muzikën e ka bërë vet Hektor Gjurgjiali.

Rokeri është i lumtur që kënga është pritur mirë dhe është komentuar mjaft mirë në rrjete sociale.

Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini” ka thënë se kënga më e preferuar e tij mbetet “Përralla”.

Gjurgjiali thotë se nuk ka dëshirë të bëjë këngë shpesh pasi që atë që e bënë dëshiron ta bëjë mirë.

“Ka disa muzikantë që më kërkojnë t’i bëjnë remiks këngët e mia. Ju kam thënë: O lëre mos e bën, le të mbetet kënga ashtu si është. Nuk dua as të ma prishë e as ndreq këngën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Artisti thotë se është duke punuar edhe për këngë të reja në studion e Muhamet Veselit-Muhës.

“Për dy apo tri javë do të publikojë një këngë të re”, deklaroi ndër të tjera Hektor Gjurgjiali./Telegrafi/

 

Exit mobile version