Site icon Telegrafi

Hej vazhdon punësimin e të rinjëve në komunitet

Komuniteti më i madh i të rinjëve në Kosovë, Hej! ka vazhduar me punësimin e të rinjëve që janë pjesë e platformës që i kushtohet drejtpërdrejt të rinjëve prej moshës 16 deri në 28 vjeç

Së fundmi, Hej ka hapur konkursin për punësimin e disa prej përdoruesve të saj të shumtë. Nga komuniteti me mbi 150 mijë anëtarë aktivë, në konkursin për punësim kanë garuar mbi 120 kandidatë, të cilët i janë nënshtruar testit për produktet dhe shërbimet e IPKO dhe Hej.

Pas përzgjedhjes së kandidatëve, Hej tashmë ka punësuar 11 persona, të cilët në baza ditore merren me mbështetjen teknike të përdoruesve të IPKO dhe Hej, në dyqanet e kompanisë në qytetet kryesore të Kosovës.

Deri më sot, punëtorët e rinj të Hej kanë arritur që të ofrojnë mbështetjen e tyre teknike për mijëra përdorues të IPKO dhe Hej.

Pakrahasueshëm, Hej është platforma më e madhe e të rinjëve kosovarë e cila shërben mbi 150 mijë anëtarë të komunitetit nga çdo cep i Kosovës, dhe komuniteti i vetëm i cili vazhdimisht i punëson të rinjtë për të mundësuar argëtimin, komunikimin dhe lidhjen më të mirë mes të rinjëve që janë pjesë e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version