Site icon Telegrafi

HEJ! shpërblen të rinjtë me iPhone 6s

Komuniteti më i madh i të rinjve, Hej, ka njoftuar sot se secili nga 150 mijë anëtarët e saj mund ta sjellë shoqërinë në Hej dhe të garojë për të fituar shpërblime të vlefshme.

Loja shpërblyese e Hej kësaj radhe ofron iPhone 6s, 2x udhëtime në Turqi,15 x iPhone 6, 10x Samsung Galaxy Tablet A 9.7, 20x Samsung Galaxy S6 dhe 50x Lenovo A600. Shpërblimet do të tërhiqen drejtpërdrejt në TV.

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, të rinjtë e Hej duhet të sjellin së paku dy shokë në dyqanet e IPKO-së për të blerë numra Hej! për 3 euro, dhe të marrin 6000 njësi të cilat mund t’i kthejnë në minuta, SMS apo megabajt për dy muaj rresht.

Sa herë që një përdoruesi i Hej sjell dy shokë në komunitet, do të pranojë një kod unik me SMS. Sa më shumë shokë që një përdorues i Hej sjellë, shanset për të fituar njërin nga shpërblimet e shumta rriten.

Së fundmi, Hej ka shpallur një konkurs që i jep mundësi të reja punësimi përdoruesve të saj, dhe ua mundëson atyre një fillim të mbarë të karrierës së tyre.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë vlerën më të mirë të mundshme për konsumatorët tanë të rinj, dhe t’u ofrojmë atyre më shumë mundësi për ta zhvilluar markën Hej, sipas nevojave të tyre” ka thënë Flutra Shehu, menaxhere e njësisë së produkteve në IPKO.

Më shumë detaje rreth pjesëmarrjes në lojën, klikoni në faqen zyrtare të Hej në Facebook: http://on.fb.me/1NAud0E /Telegrafi/

Exit mobile version