Telegrafi

Hej! nuk i ndal shpërblimet! Dhuron përsëri veturë Seat Leon për vikend

Javën që lamë pas Hej! ia dhuroi veturën Seat Leon 2016 fituesit, Hafiz Bajraktari, i cili vendosi që vikendin ta kalojë në Shqipëri me shoqërinë e tij, ku natyrisht shpenzimet e naftës ishin të mbuluara nga Hej! dhe Porsche Kosova.

Sidoqoftë, pas interesimit të jashtëzakonshëm Hej! ka vendosur që ta vazhdojë këtë lojë shpërblyese dhe po e jep përsëri një veturë të re në shfrytëzim për vikend me shoqëri, me shpenzimet e naftës të mbuluara.

Kjo ofertë e platformës Hej në bashkëpunim me Porsche Kosova, ju mundëson që përmes disa hapave të thjeshtë të bëheni fitues i një veture të re, për vikend, e cila është e siguruar dhe mund të udhëtojë edhe jashtë Kosovës.

Për ta fituar veturën, duhet plotësuar këto kushte:

– Të keni patent shoferi që 2 vjet
– Të jeni përdorues i pakos Hej! së paku 3 muaj
– Ta bëni Like dhe Share këtë postim
– T’i bëni Tag 3 shokë që do t’i merrni me vete në udhëtim

Fituesi i veturës do të shpallet në mënyrë random më 27 prill. /Telegrafi/