Site icon Telegrafi

Hej nesër sjell 17 ndeja në 17 qytete për të rinjtë anembanë Kosovës

Për 28 nëntor, Hej synon që ti mbledh gjithë anëtarët e saj në ndeja të ndryshme festive të cilat do t’i organizojë në 17 qytete dhe qyteza të ndryshme të Kosovës.

Komuniteti më i madh i më shumë se 150 mijë të rinjëve në Kosovë – Hej, ka organizuar 17 ndeja të ndryshme për të rinjtë që janë pjesë e këtij komuniteti, të cilat do të mbahen në të njëjtën mbrëmje paralelisht, në gjithë vendin.

Për çdo ndejë hyrja do të jetë falas, ndërsa Hej do të ofrojë edhe pije falas për të rinjtë që do të jenë pjesë e festës së flamurit, si dhe do të shpërblejë me nga 2 telefona me lojë shpërblyese në vend të ngjarjes.

Më saktë, Hej do të dhurojë Alcatel Pop C5 dhe LG Optimus L4 për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në ndeja, dhe të cilët do të kenë fat në lojën shpërblyese të organizuar nga Hej.

Pakrahasueshëm, Hej është komuniteti më i madh i të rinjëve në Kosovë, dhe njëra ndër platformat e vetme e cila mbështet të rinjtë, argëtimin e plotë por edhe punësimin e tyre.

Lista e të gjitha ndejave të Hej për 28 nëntor: http://www.hej.ipko.com/eventet . /Telegrafi/

Exit mobile version