Telegrafi

Heinze: Reali nuk ishte aq i mirë

Ish-ekipi i Lorik Canës u mposht mbrëmë në Bernabeu nga Real Madridi me rezultat 3-0, me dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një tjetër nga penaltia e shënuar nga Leite Kaka.

“Ky Madrid është atraktiv në sulm. Por goli i parë ishte pavëmendje e jona dhe i dyti ishte penalti e cila kurrë nuk ekzistoi. Madridi nuk impresionoi sonte. Aspak. Në dy minuta ata e rikthyen ndeshjen. Por ky është futbolli. Shpresoj që Reali të ketë një sezon të shkëlqyeshëm”, ka thënë argjentinasi.