Telegrafi

Heinze: Mund të kthehem në Angli

Mbrojtësi argjentinas kërkohet nga Tottenham Hotspur dhe nga disa skuadra tjera nga Liga Premier, ndërkohë që edhe Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për të. Megjithatë, ai më shumë do t preferonte Ligën Premier sesa Ligën e Parë franceze.

“Nuk do të më pengonte të luaja sërish në Ligën Premier. Jam në dijeni për interesimin e disa skuadrave, mirëpo njëherë duhet të flas me Real Madridin”, ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit për “Telam”.