Telegrafi

Heiko Maas: Gjermania merr iniciativën për Ballkanin Perëndimor

Berlini me samit të ri si pjesë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas pohoi sot gjatë një takimi me homologun serb, Nikola Selakoviq se “sovraniteti strategjik” i Evropës është i pakonceptueshëm pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është arsyeja pse Ministri gjerman i Punëve të Jashtme do të mirëpresë Ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe Shqipërisë në javët e ardhshme në mënyrë që të “shkëmbejnë mendime”, raporton deutschewelle.

Më tej thuhet se Gjermania “mendon seriozisht” kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është arsyeja pse këtë verë Berlini do të presë një samit të ri si pjesë e Procesit të Berlinit gjersa Ministria e Jashtme shpreson për “praninë fizike” të pjesëmarrësve.

Berlini e di se pse aktualisht ndihen të zhgënjyera vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse theksohet se 3.3 miliardë euro u miratuan në Bruksel në fillim të pandemisë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në kapërcimin e pasojave të krizës së coronavirusit. /Telegrafi/