Telegrafi

Heigl do të lindë fëmijën biologjik në janar (Foto)

Aktorja e famshme amerikane, Katherine Heigl, ka bërë me dije se është në muajt e fundit të shtatzënisë duke e treguar haptazi barkun e fryrë.

Të dielën ajo është parë në Kaliforni bashkë me burrin e saj, Josh Kelley dhe dy fëmijët e tyre të adoptuar Nancy dhe Adelaide, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Katherine Heigl ka dy fëmijë të adoptuar me Josh Kelley.

Aktorja e serialit të famshëm “Grey’s Anatomy”, dukej pozitive dhe po e mbante për dore vajzën e saj më të madhe.

Katherine kishe veshur një palë xhinse dhe një këmishë, e dukej mjaft komode në veshje.