Telegrafi

Heidit i mjafton vetëm kravata

Teleshikuesit amerikanë së shpejti do ta përcjellin sezonin e nëntë të shout të modës “Project Runaway”. Udhëheqësja dhe fytyra kryesore e spektaklit, Heidi Klum, edhe kësaj radhe nuk ka hezituar që të bëjë reklamë provokuese për emisionin e saj.

Edhe pse bëhet fjalë për modën, bukuroshja 39-vjeçare është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme, me kravatë ngjyrë roze rreth qafës dhe me gërshërë në duar.

Bukuria e saj natyrore asnjëherë nuk është arritur duke qëndruar e uritur ose me anë të ushtrimeve të tepruara, prandaj Heidi është nga manekinet e rralla, e cila e ka gjetur baraspeshën mes dukjes së shëndetshme dhe të bukur.

Në sezonin e ri të spektaklit të modës që do të fillojë të transmetohet nëpër televizionet amerikane në muajin korrik, një nga anëtarët e jurisë do të jetë edhe Kim Kardashian. /Telegrafi/