Duket se boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, po shijon shumë lidhjen e tij më të fundit.
Haxhi Krasniqi tash e sa kohë është në një lidhje romantike me bukuroshen shqiptare nga Zvicra, Heidi Lushtaku.
Ai dhe bukuroshja janë gjithnjë bashkë, madje edhe në stërvitjet e tij, ku ajo shpesh di të involvohet. Por, kjo nuk është e tëra.
Heidi duket se kryen edhe punën e shoferes për Haxhiun, e për këtë ka ndjerë kënaqësi boksieri në rrjetin social Instagram.
“Shoferi jem”, ka shkruar ai në foton e publikuar në rrjetin social InstaStory.
Dyshja ka kohë që janë në lidhje, por ende s’kanë bërë të ditur nëse do të fillojnë ndonjë lidhje.
Vet Haxhiu i është rikthyer stërvitjeve dhe ringut, ku së shpejti pritet edhe ndeshja e tij e parë zyrtare pas humbjes nga legjenda gjermane, Arthur Abraham. /Telegrafi/