Telegrafi

Heidi Lushtaku takohet me Selena Gomezin

Heidi Lushtaku po e vazhdon karrierën prej modeleje në shtetin zviceran, ku po merr pjesë në aktivitete të ndryshme.

Bukuroshja jonë njihet edhe si femër që i përcjell dhe është pjesëmarrëse e shumë ngjarjeve kulturore artistike.

Dhe së fundi, 28-vjeçarja po qëndron në qytetin francez të Kanës, ku gjatë mbrëmjes së kaluar ka startuar edicioni i 72-t- i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

Me këtë rast ajo ka pasur takime të shumta me personalitete të ndryshme të botës së shoubizit.

Po një e ka pasur si duket më të veçantë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, ku ka publikuar një fotografi në krah të këngëtares me famë botërore, Selena Gomez.

Ndryshe, kujtojmë se modelja është e fejuar me boksierin shqiptar, Haxhi Krasniqi dhe gjatë këtij viti pritet të kurorëzojë dashurinë me martesë. /Telegrafi/