Telegrafi

Heidi Lushtaku reagon ndaj ish-të dashurit Haxhi Krasniqi pas shpalljes kampion bote

Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion bote në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.

Ai u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin Dominic Boesel triumfoi meqë e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë.

Pas meçit Krasniqi dha një deklaratë prekëse, duke thënë se ka qarë dhe ka qeshur gjatë këtyre viteve për ta arritur qëllimin e tij.

Krahas kësaj, një reagim për fitoren e Krasniqit e ka bërë edhe ish-partnerja e tij, modelja Heidi Lushtaku.

Lexo po ashtu Fjalët e Haxhi Krasniqit pasi u shpall kampion bote: Kam qarë e kam qeshur, por tani kam arritur të përmbush ëndrrën time

Ajo, e cila prej vitesh ka qëndruar prapa çdo suksesi të boksierit, ka publikuar disa imazhe duke treguar se është e lumtur për rezultatin e arritur.

“Vazhdo, vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të meçit që njëherësh publikoi edhe momentin e fitores.

Heidi Lushtaku (Foto: Instagram)

Heidi para disa muajve tregoi se është ndarë nga Krasniqi, ku ka bërë të ditur se ndarja mes të dyve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se gëzon respekt të pa masë për të dhe familjen e tij. /Telegrafi/

Heidi Lushtaku (Foto: Instagram)