Telegrafi

Heidi Lushtaku në poza joshëse, Haxhi Krasniqi ndihet krenar me të dashurën (Foto)

Haxhi Robin Krasniqi po vazhdon të zhvillojë një karrierë të boksit në shtetin gjerman.

Pos jetës prej një sportisti, Krasniqi nuk e lë anash së shijuari edhe jetën sentimentale dhe familjare.

Në fakt, boksieri dhe modelja shqiptare, Heidi Lushtaku, e cila është mbesa e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut ka kohë që kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre.

Boksieri sa herë t’i jepet mundësia e shpreh me admirim se ndihet krenar me bashkëshorten që e ka në krahë.

“Unë jam shumë krenar për gruan time Heidi Lushtaku. Ajo është gruaja më e bukur në botë”, ka shkruar Haxhia në Instagram.

Heidi, në fotografinë e publikuar prej të dashurit në llogarinë personale në Instagram, shihet teksa merr poza joshëse ndërsa ka të zbuluar barkun deri afër gjinjve.

Lexo po ashtu Edhe Heidi me Robinin po i japin fund beqarisë? Modelja jep indikacionet e para rreth vellos së nusërisë (Foto)

Kujtojmë se 26-vjeçarja është imazh i një numri të madh të kompanive, të cilat kryesisht operojnë në shtetin zviceran.

Ndryshe, 30-vjeçari junikas do ta shohim shumë shpejt në ring, pasi ka paralajmëruar një meç të ri. /Telegrafi/