Haxhi Robin Krasniqi po vazhdon të zhvillojë një karrierë të boksit në shtetin gjerman.
Pos jetës prej një sportisti, Krasniqi nuk e lë anash së shijuari edhe jetën sentimentale dhe familjare.
Në fakt, boksieri dhe modelja shqiptare, Heidi Lushtaku, e cila është mbesa e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut ka kohë që kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre.
Boksieri sa herë t’i jepet mundësia e shpreh me admirim se ndihet krenar me bashkëshorten që e ka në krahë.
“Unë jam shumë krenar për gruan time Heidi Lushtaku. Ajo është gruaja më e bukur në botë”, ka shkruar Haxhia në Instagram.
Heidi, në fotografinë e publikuar prej të dashurit në llogarinë personale në Instagram, shihet teksa merr poza joshëse ndërsa ka të zbuluar barkun deri afër gjinjve.
Kujtojmë se 26-vjeçarja është imazh i një numri të madh të kompanive, të cilat kryesisht operojnë në shtetin zviceran.
Ndryshe, 30-vjeçari junikas do ta shohim shumë shpejt në ring, pasi ka paralajmëruar një meç të ri. /Telegrafi/