Heidi Klum ka postuar të hënën në Instagram disa momente nga arratisja e saj romantike në Paris me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz.
Supermodelja gjermane, 50 vjeçe, postoi një set me tre foto mahnitëse me një veshje të hapur dantelle që ia tregonte trupin në formë dhe të tonifikuar.
“Është nxehtë sot në Paris”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit gjyqtarja e “America’s Got Talent”.
Të tre fotot nga postimi i Klum në Instagram e tregojnë atë të veshur me një bluzë të zezë transparente, një palë sytjena të bardha dhe me një palë pantallona të zeza.
Ajo e kompletoi dukjen me një palë syze dielli, një gjerdan të gjatë me një varëse blu, një unazë floriri, një unazë me gurë të çmuar gjigantë blu në të dhe dy byzylykë ari në kyçet e dorës.
Imazhi i parë ishte një selfie e modeles gjermane e ulur në një restorant duke pirë verë të bardhë.
Në dy imazhet e para, Kaulitz, 33 vjeç, shihej në këndin e majtë teksa Klum mbështetej te burri i saj.
Kitaristi i “Tokio Hotel” kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një palë syze dielli të zeza.
Ndërkohë, imazhi i tretë shfaqi të gjithë veshjen e Klum-it gjersa u shfaq duke pozuar me duart lart.
Pas gati një viti lidhje, çifti u martuan në shkurt të vitit 2019. Kjo martesë është e para për Kaulitz dhe e treta për Klum.
Supermodelja gjermane ishte e martuar më parë me stilistin Ric Pipino nga viti 1997 deri në 2002 dhe me këngëtarin Seal nga 2005 deri në 2014. /Telegrafi/