Telegrafi

Heidi Klum shfaqet me një fustan provokues, teksa bashkohet me yjet para festës së çmimeve “Grammy”

Heidi Klum u shfaq elegante dhe joshëse, teksa iu bashkua superyjeve të muzikës në festën e Warner Music Group në Los Angeles të enjten mbrëma.

Supermodelja gjermane, 50 vjeçe, doli në tapetin e kuq me një fustan me një prerje diagonale të gjoksit që ekspozonte dekoltenë e saj.

Fustani i ngushtë përqafoi belin e vogël të Heidit dhe tregoi këmbët e saj seksi, shkruan DailyMail.

Ajo shëtiti në vendin e festës me taka të larta me rripa në kyçin e këmbës.

Nëna e katër fëmijëve ka veshur geta të zeza gjysmë të tejdukshme dhe është pajisur me bizhuteri ari me shkëlqim.

Flokët e saj bionde i binin në shpinë dhe gjoks në valë të lirshme.

Asaj iu bashkuan në eventin vjetor Cher, Sofia Richie, Charlie XCX dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/