Këto ditë Heidi Klumin e shohim në një edicion paksa më ndryshe
Deri kohët e fundit, në profilin e saj në Instagram kishte radhitur një sërë fotografish provokuese nga pushimet verore, të cilat shpesh nuk e kanë pjesën e sipërme të rrobave të banjës.
Duket se Heidi Klum ka vendosur ta ndryshojë këtë, ajo ndan fotografi nga një përditshmëri pak më ndryshe, transmeton Telegrafi.
Pushimet për Heidin kanë mbaruar dhe duke gjykuar nga fotot, ajo u është kthyer detyrimeve të punës.
Kohët e fundit, Heidi Klum (47), për habinë e shumë njerëzve, u shfaq në një edicion femëror, të relaksuar.
Ajo i zëvendësoi rrobat e banjës me një fund dhe këmishë të gjatë, dhe kombinimi bardhezi i përshtatet në mënyrë të përsosur.
Edhe pse deri vonë “fidi” i saj në Instagram përbëhej nga foto shpesh provokuese nga pushimet verore të bëra nga bashkëshorti i saj, muzikanti Tom Kaulic, këto ditë Heidi Klumin e shohim në një edicion paksa më ndryshe.
Sa ju pëlqen kjo paraqitje e modeles së famshme?
/Telegrafi/