Heidi Klum pas shkurorëzimit me këngëtarin Seal kishte edhe disa romanca të shkurta.
Ajo që është e zakonshme për ish të dashurit e saj ishte se të gjithë më të rinj se gjermania.
Ish-modelja është 45-vjeçare dhe tani së fundi ka nisur një lidhje me Tom Kaulitzin, i cili është 16 vjet më i ri se bukuroshja e pasarelave botërore.
Heidi përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografinë e tyre të përbashkët në plazh.
“Tom më bën të lumtur, është ndryshe nga ato marrëdhëniet e mëparshme. Kjo është serioze”, tha Heidi.
Heidi gjithashtu festoi ditëlindjen e 45-të me kitaristin e bendit, “Tokio Hotel”, dhe çifti nuk është ndarë që nga fillimi i vitit.
Ndryshe, biondina ka dy martesa prapa saj. E para me aktorin Ric Pipin dhe tjetri me këngëtarin, Seal me të cilin ka ende marrëdhënie të mira. /Telegrafi/