Heidi Klum po dëshmon se mosha është vetëm një numër i parëndësishëm.
Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe supermodelja Heidi Klum është dukur vërtet një nënë atraktive teksa po shijon pushimet në Turks dhe Caicos të Karaibeve.
Teksa ka treguar stomakun e saj në formë fantastike, ajo shihet teksa ka zgjedhur bikini bardhë e zi, teksa në resortin tropikal atë po e shoqëron edhe nëna e saj Erna.
Heidi u përkujdes që të mos digjej nga rrezet e diellit kur zgjodhi një kapelë me numër “73” (viti i saj i lindjes), teksa floku i saj dukej tejet bukur përkundër kapelës.
Në pushimet e saj nuk munguan as vajza Leni (12 vjeçe, djali Henry (11 vjeç) dhe Johan (10 vjeç) ashtu sikurse vajza Lou (7 vjeçe).
Ata janë parë duke u kënaqur me nënën e tyre duke u argëtuar në aventurat e kajakut dhe duke bërë “surf” në valët e detit në Karaibe.
Heidi i ka psaur fëmijët Henry, Johan dhe Lou me ish bashkëshorti ne saj Seal (54 vjeç) dhe Lenin nga lidhja e saj e kaluar me biznesmenin 66 vjeçar, Flabio Briatore.
Klum njihet për shkëlqimin e saj në emisionet e modës si “Project Runëay” dhe si nikoqire dhe anëtare e jurisë “Germany’s Next Top Model”.
Heidi kishte thënë kohë më parë për revistën Shape dhe është mit fakti se modelet nuk hanë shumë, pasi që ajo thotë se ka një apetit mjaft të shëndetshëm.
“E dua formën time sepse është e imja. Në fund të ditës, nuk vlen se çka mendojnë tjerët për trupin tim, por se si unë ndihem”.
“Miti se modelet nuk hanë është i pavërtet”.
“Unë mendoj se vetëm se jemi në këtë biznes, ne duhet të zgjedhim ushqimin më mirë. Nuk është vetëm puna në palestër ajo që na bën të mira dhe në formë, të holla dhe të me bel të ngushtë, por është zemra ajo që duhet të punojë fort”, deklaroi atë kohë Heidi. /Telegrafi/