Telegrafi

Heidi Klum meriton çmimin për transformimin më të frikshëm për këtë Halloween

Heidi Klum (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo njihet si mbretëresha e Halloweenit.

Modelja Heidi Klum mund ta ketë tejkaluar veten me veshjen e saj në festën e së enjtes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kështu u maskua Heidi Klum për Halloween (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

46-vjeçarja me prejardhje gjermane u dha miqve të saj një tronditje me kostumin e Halloweenit, duke u veshur si një person tronditës i sapo ardhur nga një planet tjetër.

Heidi Klum (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

E njëjta, përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, u tregoi fansave për procesit të gjatë disa orësh, për shndërrimin në këtë personazh.

E gjithë puna e vështirë duket se u shpërblye, pasi ajo dukej absolutisht tmerruese teksa arriti në festën e Halloweenit, së bashku me burrin e saj, Tom Kaulitz.

Kështu u maskua Heidi Klum për Halloween (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Ylli gjerman e ka zakon që gjithnjë të befasojë me përzgjedhjet e saj për Halloween.

Makijazhi i modeles u zhvillua në gjatë drekës në Manhattan, kur fillimisht ende nuk ishte e qartë se cili ishte kostumi i saj.

Kështu u maskua Heidi Klum për Halloween (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Maska ishte e bezdisshme me lëkurë të gjelbër, shkëlqim shtesë në kokë dhe shenja të prerjeve të kuqe mbi një faqe.

Në një moment, burri i saj hyri për ta parë gruan e tij teksa bëhej gati për Halloween dhe ajo i dha një puthje.

Heidi Klum i dha një puthje bashkëshortit të saj, Tom Kaulitz, në festën e Halloweenit (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Padyshim që shndërrimi i saj për këtë festë është komentuar shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Kështu u maskua Heidi Klum për Halloween (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

 

Kështu u maskua Heidi Klum për Halloween (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)