Ajo njihet si mbretëresha e Halloweenit.
Modelja Heidi Klum mund ta ketë tejkaluar veten me veshjen e saj në festën e së enjtes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
46-vjeçarja me prejardhje gjermane u dha miqve të saj një tronditje me kostumin e Halloweenit, duke u veshur si një person tronditës i sapo ardhur nga një planet tjetër.
E njëjta, përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, u tregoi fansave për procesit të gjatë disa orësh, për shndërrimin në këtë personazh.
E gjithë puna e vështirë duket se u shpërblye, pasi ajo dukej absolutisht tmerruese teksa arriti në festën e Halloweenit, së bashku me burrin e saj, Tom Kaulitz.
Ylli gjerman e ka zakon që gjithnjë të befasojë me përzgjedhjet e saj për Halloween.
Makijazhi i modeles u zhvillua në gjatë drekës në Manhattan, kur fillimisht ende nuk ishte e qartë se cili ishte kostumi i saj.
Maska ishte e bezdisshme me lëkurë të gjelbër, shkëlqim shtesë në kokë dhe shenja të prerjeve të kuqe mbi një faqe.
Në një moment, burri i saj hyri për ta parë gruan e tij teksa bëhej gati për Halloween dhe ajo i dha një puthje.
Padyshim që shndërrimi i saj për këtë festë është komentuar shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/