Telegrafi

Heidi Klum martohet me të dashurin 17 vjet më të ri se ajo

Heidi Klum u martua fshehurazi me të dashurin 17 vjet më të ri se ajo, Tom Kaulitzin.

Megjithëse ata qëndronin para altarit më 22 shkurt, kur festuan përvjetorin e parë të romancës së tyre, tek sot e kanë zbuluar lajmin që janë kurorëzuar.

Çifti tërhoqi vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që kjo nuk është aspak problem për bukuroshen.

“Vërtetë, i dashuri im është shumë më i ri se unë, por kjo nuk më bën përshtypje. Unë mendoj se ju duhet vetëm të jetoni një jetë të lumtur dhe mos të shqetësoheni se për çfarë mendojnë njerëzit”, tha ajo.

“Me të lidhja është më ndryshe se si në të kaluarat. Me të jeta po kuptim tjetër. Unë po e shijoj jetën”, ka pohuar ndër të tjerash 46-vjeçarja.

Ndryshe, modelja gjermane më parë ka qenë e martuar edhe me Ric Pipinon si dhe me Sealin. /Telegrafi/