Ky model i xhinseve do të marrë vendin e parë këtë vjeshtë
Heidi Klum është fotografuar derisa ishte duke shëtitur në rrugët e Los-Angelesit, ndërsa me atë rast ka pasur të veshura modelin e xhinseve i cili do të jetë trend i madh i sezoneve të vjeshtës dhe të dimrit, transmeton Telegrafi.
Veshja të cilën Heidi e ka pasur në vete është shumë e qëlluar. Nga koka deri te thembrat çdo detaj është perfekt i kombinuar.
Bashkë me xhinse të gjera perfekt janë përshtatur edhe fanella e bardhë, edhe çizmet e bardha me taka.
Ky kombinim është i shkëlqyeshëm për disa ngjarje më relaksuese, ndërkaq ekspertët në sezonin e ardhshëm i parashikojnë popullaritet të madh pikërisht këtij modeli të xhinseve.
Ky sezon është i rezervuar për modele të gjera xhinsesh, mirëpo edhe për pjesë të tjera të veshjeve.
Ky lajm nuk do t’u pëlqejë adhuruesve të xhinseve të ngushta, sepse xhinset e ngushta, kur është fjala për këtë sezon, shkojnë në pushimin e merituar. /Telegrafi/