Telegrafi

Heidi Klum hëngri krahë pule me salcë pikante, filloi të zhvishej në emision duke mbetur vetëm me sytjena

Modelja e njohur gjermane, Heidi Cloom ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Hot Ones”, një emision ku të ftuarit hanë krahë pule me salca pikante, dhe të njëjtën kohë u përgjigjen pyetjeve.

E kësaj sfide, iu bashkua së fundmi edhe modelja e njohur Cloom.

Teksa u përgjigjej pyetjeve për jetën e saj, 51-vjeçarja, hante krahë pule dhe pinte qumësht nga një shishe qelqi për të zbutur shijen pikante.

Situata më pas filloi të nxehej më shumë kur Cloom nuk po duronte dot shijen e djegstë.

Nga sikleti, ajo filloi të zhvishej në mes të emisionit duke hequr këmishën e saj dhe vazhdoi intervistën me sytjena të kuqe.