Edhe pse është bërë e famshme si modele për reklamimin e rrobave, Heidi Klum asnjëherë nuk e ka pasur problem që t’i heqë ato.
Kështu ka vepruar edhe këtë fundjavë gjatë pushimeve në Cabo San Lucas të Meksikës.
44-vjeçarja ka kaluar momente romantike me të dashurin e saj, Tom Kaulitz, i cili është 28-vjeçar.
Dhe derisa merrte ngjyrë dhe qëndronte pranë të dashurit, gjermania e famshme nuk ka mbajtur jelekë, por vetëm brekë të zeza.
Nuk ka munguar edhe shkëmbimi i puthjeve me Kaulitz, ndërsa paparacit i kanë kapur të gjitha këto momente.
Klum është nënë e katër fëmijëve dhe është 44 vjeçare, mirëpo trupi i saj nuk e tregon këtë.
Prandaj, jo rastësisht i dashuri i saj është 16 vjet më i ri se modelja e famshme. /Telegrafi/