Supermodelja e njohur gjermane, Heidi Klum, dy muaj më parë është martuar me të dashurin 17 vjet më të ri, kitaristin gjerman, Tom Kaulitz.
“Ishte aq e bukur dhe ishte koha më e mirë. Ne ishim në Itali për tre javë”, ka thënë 46-vjeçarja ekskluzivisht për revistën People të shtunën në “Disney Land”, ku ajo bëri një paraqitje për koleksionin e ri të shiritave në kokë, “Minnie Mouse”.
Ylli më tej thotë se ajo dhe Kaulitz festuan deri në mëngjes me të dashurit e tyre.”Unë dëshiroja që të mund të kishim më shumë njerëz. Ishte më intime”, thotë Klum. “Ishte e mrekullueshme. Ne vallëzuam derisa lindi dielli, dhe ishte bukur sepse këmbët e askujt nuk po dëmtoheshin, ishte kaq magjike”.
Tani e kthyer përsëri në “America’s Got Talent”, artistja me prejardhje gjermane thotë se është më e lumtur se kurrë.
“Ne jemi shumë të ngjashëm”, ka thënë Klum për burrin e saj të ri. “Ai e shijon jetën dhe është shumë bujar. Është shumë i mirë. Sapo e gjeta partnerin tim më në fund, e dini?”.
Çifti rrëmbeu vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që kjo nuk është aspak problem për bukuroshen.
Ndryshe, modelja gjermane më parë ka qenë e martuar me Ric Pipinon e po ashtu edhe me Sealin. /Telegrafi/