Heidi Klum gjatë viti të kaluar filloi lidhjen e dashurisë me muzikantin e njohur, Tom Kaulitz.
Që nga atëherë, dyshja nuk i kanë kursyer pozat së bashku, ndërsa kalonin momente të lumtura së bashku, shkruan Daily Mail.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, modelja ka ndarë disa çaste private me të dashurin e saj.
47-vjeçarja është parë duke bërë dush me Ton, ndërsa këndonin dhe shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin.
“A mund të hamendësoni çfarë filmi kemi parë?”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Bukuroshja bionde është shfaqur pa makijazh, teksa duart i kishte vendosur tek gjoksi për të ruajtur modestinë.
Vlen të përmendet se çifti kanë qenë të izoluar së bashku në Los Angeles, në fillim të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/