Telegrafi

Hedi Klum prezanton linjën e re të të brendshmeve (Foto)

Heidi Klum publikoi fotot e reja promovuese për linjën e saj të të brendshmeve, set i realizuar nga fotografi italian Francesco Carrozzini.

Modelja 44-vjeçare pozoi vetë për “Heidi Klum Intimates”, duke treguar se koha për të dalë në pension është ende larg.

Heidi Klum, e cila është nënë e 4 fëmijëve, lançoi linjën e saj të të brendshmeve në vitin 2015, pas disa vitesh si modele e “Victoria’s Secret” dhe vajzë kopertine e “SI Swimsuit”. /TCH/Telegrafi/