Site icon Telegrafi

“Hedhje nga ndërtesa”, evakuim e kërkim-shpëtim – fotografi nga ushtrimi në Prishtinë në rast zjarri dhe fatkeqësive natyrore

Komuna e Prishtinës, saktësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

Po ashtu përmes këtij ushtrimi praktik është ‘testuar’ edhe koordinimi i institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore, si për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

Për shkak të ushtrimit, në koordinim me policinë është marrë mbyllur për qarkullim për dy orë një pjesë e rrugës “UÇK”. /Telegrafi/

Exit mobile version