Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Siç ka shkruar Hahn, një sjellje e tillë nuk ka vend në një demokraci.
“#Kosova: Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit logsjellës.Kjo sjellje nuk ka vend në një demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre mund të përfitojnë vetëm nga ky hap. Duke bërë këtë do të lejojnë jetën politike të përqendrohet në reforma të tjera të rëndësishme që njerëzit kanë nevojë dhe duan dhe do të ndihmojnë vendin të bëjë përparim me orientimin e tij evropian”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes, dy herë radhazi.
Në seancën e sotme, vazhdim i së djeshmes pritej të votohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/
#Kosovo:I strongly condemn the use of teargas.Such behaviour has no place in a democracy.On this important day, #Kosovo leaders must assume their #responsibilities and vote the #demarcation agreement.Their citizens can only benefit from this step w #visa lib on the horizon 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) March 21, 2018
Getting this done will allow political life to concentrate on other important #reforms that people need and want and will help the country make progress with its #European orientation 2/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) March 21, 2018