Telegrafi

Hedhja e celularëve, sporti kombëtar i Finlandës (Foto)

Finlandezët ndjehen të lumtur kur hedhin telefonat e tyre dhe me këtë gjest shkatërrojnë shumë telefona. Ata kanë kthyer shkatërrimin e telefonave në një sport garues.

Fjala është për Kampionatin Botëror të Hedhjes së Celularëve.

Që nga viti 2000, qyteti i Savonlinnas, i cili gjendet në juglindje të Finlandës, ka qenë nikoqir i kësaj ngjarjeje, transmeton Koha.net. Vite pas, edhe shumë shtete tjera të Europës kanë filluar të jenë nikoqire e garave kombëtare të tyre.

Ideja e hedhjes është që të largoni frustrimet tuaja dhe telefonin tuaj të “plakur”, ndërsa në anën tjetër jeni duke garuar me atletë të tjerë për nga distanca maksimale e hedhjes. Ndërkohë qendra lokale e riciklimit i mbledh të gjitha mbeturinat toksike me qëllim që t’i përdorë për qëllime tjera.

Gjithashtu në këtë ngjarje mund të blini telefon të ri.

Sa i përket ndarjes së çmimeve, çmimi i parë është telefoni i ri, por befasia më e madhe është se kjo ngjarje ka edhe Hall of Fame të veten.

Në gusht të vitit 2013, tre fituesit në kategorinë e meshkujve ishin të gjithë nga Finlanda.

Hedhja më e gjatë ishte 97.73 metra dhe fituesi ishte Riku Haverinen. Hedhja e dytë më e gjatë ishte 87.88 metra nga Ilkka Aaltonen dhe hedhja e tretë më e gjatë ishte 86.09 metra nga Otto Sammalisto.

Ndërkaq në kategorinë e femrave, fituesja ishte Åsa Lundgren nga Suedia e cila ka bërë hedhjen e celularit në distancë prej 40.41 metra.