Site icon Telegrafi

I hedhin sprej, e gjuajnë me vezë dhe ia thyejnë telefonin – arrestohen protestuesit që sulmuan gazetaren amerikane derisa po raportonte live

Dy meshkuj janë filmuar duke i hedhur në kokë një lloj spreji një gazetareje, të cilën e sulmuan derisa po raportonte drejtpërdrejtë nga protesta e lëvizjes Black Lives Matter në sheshin Madison në Manhattan.

Tara Anne Szczepanski, 33-vjeçe ishte me kameramanin dhe po raportonte, kur një grup i protestuesve e rrethuan dhe filluan t’i hedhin në kokë një lloj spreji- duke e gjuajtur me vezë dhe në një moment ia  thyejnë telefonin, transmeton Telegrafi.

E pas intervenimit të policisë dhe publikimit të pamjeve, ka reaguar policia duke arrestuar 23-vjeçarin Saqunn Jackson nga Universitetit Heights nën akuzën për sulm fizik.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe 20-vjeçari Juarde Benn, i cili besohet të ketë lidhje me këtë sulm që u shpërnda në rrjetet sociale.

E gazetarja Szczepanski që më parë kishte marrë pjesë në garat e bukurisë, e ka përshkruar veten në LinkedIn si reporterë e pavarur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version