Site icon Telegrafi

Hedhin nga helikopteri derrin, përfundon i ngordhur në një pishinë të vogël

Një video rrëqethëse që po qarkullon në internet, shfaq një grup personash të panjohur të cilët hedhin nga helikopteri derrin e një milioneri nga Urugai. Në video shihet se si derri bie me shpejtësi të madhe dhe përfundon në një pishinë të vogël.

Federico Alvarez Castillo, 60-vjeç, ka kritikuar ashpër personat që e kanë bërë këtë vepër, madje është zotuar se do t’i gjej ata dhe do të hakmerret, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër ish-gruaja e tij që me profesion është modele, Lara Bernasconi, ka deklaruar për mediat lokale se nuk bëhet fjalë për derr por për dele edhe pse në video duket se është derr, që hidhet nga një lartësi relativisht e madhe dhe përfundon në një pishinë të vogël që është ndërtuar në pronën e milionerit në Uruguai.

Ky baba i katër fëmijëve me prejardhje nga Argjentina dhe që ka në pronësi kompaninë e veshjeve Etiqueta Negra, ka dënuar ashpër këtë akt vandalizmi që për pak minuta është bërë viral në internet.

Mediat lokale raportojnë se kafsha ka mbetur e ngordhur në vend pasi u hodh nga helikopteri, ndërsa nuk dihet nëse personat përgjegjës kanë përfunduar në prangat e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version