Telegrafi

I hedhin 500 doza të vaksinës Moderna në SHBA, pasi i hoqën pa dashje nga frigoriferi

Rreth 500 doza të vaksinës Moderna kundër coronavirusit duhej të hidheshin të shtunën në Qendrën Mjekësore Aurora në Grafton, Wisconsin të SHBA-së, për shkak të një gabimi në ruajtje.

“Ne mësuam se rreth 50 shishe të vaksinës Moderna u hoqën pa dashje nga një frigorifer i farmacisë brenda natës”, sipas një deklarate nga qendra mjekësore, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Qendra mjekësore tha se ishte në gjendje të vaksinonte disa anëtarë të stafit të saj brenda periudhës 12-orëshe pas ftohjes, por shumica e dozave duhej të hidheshin.

“Për fat të keq, shumica duhet të hidhej për shkak të kërkesave për ruajtjen e temperaturës të nevojshme për të ruajtur qëndrueshmërinë e saj”, thuhej në deklaratë.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe jemi penduar që ka ndodhur”, thuhej më tej.

Bazuar në këtë deklaratë, qendra mjekësore ka vaksinuar rreth 17 mijë anëtarë të stafit gjatë ditëve 12 ditëve të fundit. /Telegrafi/