Është hedhur rrethi i tretë i Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti ka qenë i lehtë për disa skuadra të Superligës, por normalisht që nuk mungojnë edhe përballjet interesante.
Ndeshja kryesore është Drita – Feronikeli, por dallohet edhe dueli i dy skuadrave nga kryeqyteti, ai mes Flamurtarit dhe Prishtinës. Ndërsa më poshtë keni çiftet komplete:
Liria – KEK-u
Kosova (P) – Kika
Vllaznia – Llapi
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Flamurtari – Prishtina
Arberia – Ratkoci
Rahoveci – Galaksia
Istogu – Vitia
Drita – Feronikeli
Ballkani – Trepca
Besa – Trepca 89
Ulpiana – Drenica
Gjilani – Rinia
Vellaznimi – Behari