Është hedhur shorti në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.
Numri i skuadrave pjesëmarrëse në short ka qenë 14, ku kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Padyshim që ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes kampionit në fuqi Trepçës ’89 dhe finalistit të Kupës së Kosovës, Llapit.
Vështirë do të jetë edhe për Lirinë e cila përballet me Vushtrrinë dhe Gjilanin që do të luajë me Ballkanin.
Prishtina do ta luajë përsëri derbin e qytetit me Kosovën e Prishtinës, ndërsa Drita luan si mysafire e Istogut.
Drenica do të jetë nikoqire e Arbërisë, ndërsa Vëllaznimi i Gjakovës përballet me Rahovecin. /Telegrafi/