Site icon Telegrafi

Hedhet shorti në Ligën e Evropës

Njëra nga garat më të forta në Evropë për klube është edhe Liga e Evropës.

Aktualisht në këtë garë janë duke marrë pjesë dy skuadra shqiptare, Kukësi nga Shqipëria dhe Shkëndija e Tetovës.

Shkëndija ka gjasa të mira të kalojë në raundin e tretë, pasi ka marrë një rezultat pozitiv 0-0 në udhëtim tek Neftchi.

Në rast se kalon në raundin e tretë, atëherë tetovarët do të përballen me çekët e Mlada Boleslav.

Ndërkohë Kukësi që humbi mbrëmë 1-0 nga Austria e Vjenës synon ta përmbysë rezultatin në Shqipëri. Në rast se kalon në raundin e tretë Kukësin do ta presë Spartak Trnava ose Shirak.

West Ham United do të përballet me njërën nga Domzale ose Shakhtyor Soligorosk.

Ndërkohë Luzerni i Hekuran Kryeziut dhe Jahmir Hykës do ta ketë përballë skuadrën italiane Sassuolo. /Telegrafi/

Exit mobile version