Site icon Telegrafi

Hedhet në ujërat e akullta për një arsye jo të zakontë (Foto)

Por ajo nuk mendoi dy herë dhe me të gjitha rrobat u hodh në ujë, sepse i ra iPhone 5, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit kanë ndaluar të shikojnë vajzën e paemëruar, e cila ka dalë ngadalë nga liqeni Longtan, teksa temperatura shënonte -2 gradë Celsius.

Duke marrë parasysh që ky telefon nuk bën aq shtrenjtë, ajo rrezikoi shumë, sepse ka mundur të lëndohet dhe të ftohet nga temperaturat e ulëta.

Fotografitë e postuara në Facebook kanë marrë komente të ndryshme si, “Pse të rrezikohet jeta për një telefon? Kur humbet jetën, apo je e sëmurë nuk të duhet telefoni”.

“Jetën mund ta shkarkoni (download) sërish, por telefoni nuk bën të humbet”, është komenti pasues, që bën humor me rastin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version