Prokurorët amerikanë kanë hedhur poshtë akuzat kundër aktores pornografike, Stormy Daniels, e cila paditi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpin në lidhje me aferën e supozuar seksuale, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme në një “striptizbar” në Ohio.
Ajo u arrestua me akuzën se lejoj klientët ta prekin, e cila gjë është në kundërshtim me ligjin e Ohios që i ndalon të gjithë klientët t’i prekin vallëzuesit pos nëse janë familjarë.
Avokati i saj, Michael Avenatti tha se prokurorët kanë hedhur poshtë akuzat pasi që ligji nuk mund të zbatohet në rastin e Daniels, sepse ajo është në këtë klub është shfaqur vetëm një herë dhe ligji zbatohet për personat të cilët “shfaqen rregullisht lakuriq apo gjysmë-lakuriq” në klube, shkruan Associated Press.
Aktroja e filmave për të rritur u lirua me kusht gjatë mbrëmjes së kaluar pasi pagoi kaucionin prej gjashtëmijë dollarësh.
Duke komentuar arrestimin e Daniles, Avenati tha se policia kishte ngritur një kurth në të cilin morën pjesë shumë oficerë policie.
“Është e montuar plotësisht. Është absurde që burimet e zbatimit të ligjit janë shpenzuar për vendosjen e kurtheve në lidhje me klientët që prekin lojtarët në një klub stripi në një mënyrë jo-seksuale”, tha Avenati.
Daniels pohon se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006, të cilën Presidenti i SHBA-së e mohon. /Telegrafi/